Foto nga KPA dhe prokurori Anton Martini

Kronikë

Mos justifikimi i një banese ‘djeg’ prokurorin Anton Martini! KPA e shkarkon, i 'pritet ëndrra' për të qenë pjesë e SPAK

10 Qershor 2021, 15:17| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 15:36

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra, prokurorin Anton Martini, duke i prerë ëndrrën që të jetë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banesë dhe deklarimi i pasaktë i dhanë fund karrierës karrierës së tij në organin e akuzës.

Ai kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut në KPK, por në seancën e sotme, KPA gjykoi se ai nuk justifikonte blerjen e banesës, për pasojë e shkarkoi. Martini nuk ishte i pranishëm sot në seancë.

Kush ishte Anton Martini? Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

Prokurori Anton Martini

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtues i Pare: 10/06/2021 16:57

    Mund te jete shume i pregatitur, por shume arrogant dhe pa pike kulture.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?