Lufti Minxhozi

Vettingu konfirmon në detyrë tre drejtuesit e lartë të Policisë

2 Qershor 2020, 09:40| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 15:04

  • Share

TIRANË- E kanë kaluar me sukses vettingun, tre drejtuesit e lartë në policinë e Shtetit. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Komisioni i Jashtëm i vlerësimit ka konfirmuar në detyre, Drejtorin e Drejtorisë së Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, Lufti Minxhozi.

Ndërkohë, në seancën  e zhvilluar ditën e sotme, është konfirmuar edhe në detyrë edhe Drejtori i Drejtorisë rajonale të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave në Tiranë, Arben Caka. Caka nuk ka qenë prezentë në seanca, por u paraqit përfaqësuesi i tij ligjor. Gjithashtu është konfirmuar në detyrë edhe drejtori i Drejtorisë së Standarteve profesionale në drejtorinë e përgjithshme të Policisë, Arben Saliun.

Tre drejtuesit e lartë rezultuar në pastër në 3 komponentët e rivlerësimit të Vettingut, të cilët janë pasuria, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës.

1591083068_lutfi.jpg

Lufti Minxhozi para gjyqtarëve të Vettingut

Përfaqësuesja e Arben Cakës sot para gjyqtarëve të Vettingut

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?