Gjonaj u kërkoi deklarim të të dhënave, përmbaruesit e hedhin në gjyq: Po shkelni ligjin

10 Gusht 2020, 12:10| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 13:24

  • Share

TIRANË-  Verifikimi i përmbaruesve privat gjyqësorë, i ngjashëm me vettingun në gjyqësor dhe polici ka përfunduar në dyert e gjykatës. Report Tv siguron një kopje të padisë së përmbaruesve privat të cilët i kërkojnë gjykatës të çbëjë urdhërin 190 datë 20 qershor 2020 të ministres Etilda Gjonaj.

Në këtë urdhër siç nga përmbaruesit privat kërkohet: 2 fotografi, ID, formular vetdeklarimi, formular vetdeklarimi të gjëndjes gjyqësorë, formular vetdeklarimi për fillimin e punës, masat e dhëna ndaj përmabaruesve ndër vite.  Por këto kërkesa sipas dhomës kombëtare të përmbaruesve janë në kundërshtim me ligjet në fuqi e për këtë shkak ata i janë drejtuar Gjykatës Administrative Tiranë.

Një ndër argumentat e dhomës në padinë depozituar më 21 korrik 2020 është edhe fakti se Ministria e Drejtësisë nuk është konsultuar me ta si përfaqësues të përmbaruesve privat për listën e dokumentave që duhen dorëzuar për efekt rifreskim dosjesh.

Më tej, përmbaruesit shprehehen se neni 88/7 i ligjit 26/2019 për shërbimin e përmbaruesve privat nuk ka autorizuar ministrinë të kryejë vettingun e tyre nëpërmjet formularëve të vetdeklarimit, por ka autorizuar përditësimin e të dhënave personale të çdo përmbaruesi.

Ata rendisin si argument se të dhënat personale Ministria e Drejtësisë si institucioni që licenson përmbaruesit duhet t'i kishte prej 10 vitesh, por ka qenë pikërisht ky institucion që e ka neglizhuar këtë proces.

Në urdhër përmbaruesve u kërkohet të depozitojnë CV e formimit të tyre arsimorë e profesional si dhe librezën e punës për punësimin përpara se atë të licensoheshin si përmbarues. Por dhoma e përmbaruesve kundërshton duke thënë se pikërisht këto kërkesa me argumentin se janë të dhëna personale dhe nuk janë parashikuar në ligjin numër 26/2019 për përmbaruesit gjyqësor.

Gjykata Administrative ka marrë në shqyrtim këtë padi dhe më 27.7.2020 ka shpallur moskompetencë duke ja deleguar apelit administrativ për shqyrtom.

E deri sa të ketë një vendim të gjykatës përmbaruesit kërkojnë nga ministrja Gjonaj të pezullojë këtë procedurë e cila detyron përmbaruesit të përgjigjen brenda 30 ditëve pasi në të kundërt do të humbin licensën.

( Kliko këtu ) Shkresa e plotë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë

( Kliko këtu ) Padia e plotë

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Gjykatës Administrative

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 10/08/2020 17:24

    Permbaruesit private jane po aq kriminele sa edhe gjygjtaret dhe prokuroret.Vendimet qe kane zbatuar ata jane te gjitha vendime korruptive.Mjafton te permendim nje emer:Lefter Cani njeriu i korruptuar qe nuk i hyn asnje ferre ne kembe megjithese e dine te gjithe se cfare ka bere nder vite kunder qytetareve te thjeshte te republikes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?