Yuri Kim

Vettingu/ Yuri Kim takim me KPK: Biseduam në lidhje me presionet dhe sfidat me të cilat ato përballen! SHBA i mbështet në pavarësinë dhe integritetin

28 Dhjetor 2020, 15:20| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 15:39

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut.

Lajmin e ka dhënë vetë Kim në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID ka vijuar punën.

"Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen. Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, i cili vazhdoi pavarësisht COVID. SHBA mbështet fuqimisht dhe insiston në pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë në Shqipëri", shkruan Kim në Twitter.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lamja: 28/12/2020 23:31

    Po na jep mend ambassadorja Americane. Nuk shikon zgjedhjet be USA Po do te rregulloj boten. Kekoj llogari fbi pastaj neve hajde bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?