‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon

2 Prill, 11:49| Përditesimi: 2 Prill, 12:00

  • Share

Shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve komedia e zezë “Vetmi në perëndim” me regji të Astjano Shehaj.

Jetësohet sot në orën 19.00 në skenën e Operas koncerti simfonik “Beethoven celebration”, me pjesëmarrjen e Orkestrës së teatrit, Abigela Voshtinës (violinë), Etrita Ibrahimit (piano) dhe Ettore Pagano-s (violonçel).

Shfaqet sot në orën 18.00 në hapësirën “Minus art space” në Tiranë filmi i shkurtër  “Një fidan dhe një lopatë” nga artisti Nikolas Pipero.

Qëndron e hapur në galerinë “NAAN” në Tiranë deri në 17 prill ekspozita personale e artistit Stefano Romano “At the edge of everything ëe are”.

Ekspozita "Lana Tirana Para - Pas” (tranzicionit) e fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri, pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 7 prill.

Pret vizitorët deri në 21 prill në Qendrën Kulturore Tulla ekspozita vetjake e Shkamb Jakës, “Teknotopia: Është kjo Hiperreale?”, e kuruar nga Labinot Kelmendi.

Qëndron e hapur deri në 26 prill në sallat ekspozuese të bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë ekspozita “Mbetjet e paranojës” me fotografi të mjeteve të rënda ushtarake të dokumentuara nga Diebold.

Deri në 23 qershor, artdashësit mund të shijojnë virtualisht 28 vepra të njohura të Van Gogh në “Galerinë e Arteve Digjitale” në Korçë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilda: 02/04/2024 12:12

    Ceshte ky perkthim Celebrimi i Bethovenit sikur po martohet kompozitori qe ka jetuar para 200 vjetesh. Duhej `´festa e Bethovenit¨

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?