Zeqine dhe Theodhori Sollaku duke hyrë në KPK, gusht 2021, Foto: LSA

Vetingu largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Zeqine Sollaku, bashkëshorten e ish kryeprokurorit Sollaku

28 Shkurt, 23:39| Përditesimi: 28 Shkurt, 23:52

  • Share

Tirane- Vetingu përjashton përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Zeqine Sollakun, bashkëshorten e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Sollaku e cila ishte gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Tiranës u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 08 gusht 2021 pasi nuk justifikonte pasurinë.

Të njëjtin fat pati dhe sot (28 shkurt 2024). Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK. Trupi gjykues - i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare - mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit ankimimin e Zeqine Sollakut kundër vendimit të KPK dhe në përfundim të gjykimit në mënyrë unanime, vendosi:  

"Lënien në fuqi të vendimit nr. 416, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Zeqine Sollaku"

Gjatë  shqyrtimit KPK tha se Sollaku nuk justifikonte 7 milionë lekë të ardhura. Në KPK gjyqtarja u mbrojt nga bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit. Sollaku ka mbajtur detën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë 2002 - 2007.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?