Vetingu/Krerët e prokurorive dhe
gjykatave që po kontrollohen

19 Janar 2018, 08:01| Përditesimi:

  • Share
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar me anë të shortit një listë të dytë me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut, për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Teksa 57 prokurorët dhe gjyqtarët e grupit të parë pritet të merren në pyetje në muajin shkurt nga njerëzit Vetingut dhe ekspertët e SHBA-BE, KPK, organi kryesor i Vetingut, ka avancuar më tej, duke marrë nën kontroll grupin e dytë. 

Pjesë e listës së dytë, e zbardhur nga Shqiptarja.com, janë edhe disa gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët në vite të ndryshme kalendarike kanë deklaruar pasuri marramendëse në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa prej tyre kanë në pronësi hotele, restorante, disa apartamente, makina të shtrenjta etj. Ndërkaq, pjesë e listës së dytë janë gjithashtu edhe disa nga krerët e prokurorëve dhe gjykatave.

Konkretisht, procesit të Vetingut po i nënshtrohen drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë Dritan Peka, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Vlorë Altin Binaj, kryetari i Prokurorisë së Apelit Shkodër Elvin Gokaj, drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë Irma Balli, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër Alfred Agolli, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezi dhe drejtuesi Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami. Pjesë e listës është edhe ish-kryetari i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Gjithashtu po kontrollohen kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë Alma Liça, kryetari i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër Dritan Banushi, kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë Entela Prifti, kryetari i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë Hysni Demiraj dhe kryetari i Gjykatës së Apelit Civil Durrës Petrit Çeno.

Po ashtu, kontrollit të trefishtë po i nënshtrohen edhe kryetari i Gjykatës së Rrethit Korçë Admir Belishta, kryetari i Gjykatës së Rrethit Berat Agron Vavla, kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër Albina Lako, kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin Alfred Gjoni, kryetari i Gjykatës së Rrethit Sarandë Alltun Çela etj.

Vijimi i procesit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për çdo muaj, do të përcaktojë një listë me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do t’i nënshtrohen Vetingut, deri kur të shterohet lista e gjatë me 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Ndërkaq, janë katër trupa gjykuese, të cilat do të shqyrtojnë dosjet, për të vendosur mbi fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nën kontroll. 

Ndërkaq, dy ditë më parë, prokurori i njohur amerikan, John Leonardo, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për mbikëqyrjen dhe asistimin në procesin e Vetingut në Shqipëri, ka paralajmëruar se të korruptuarit e drejtësisë shqiptare nuk do jenë vërdallë vitin që vjen. Prokuroi tha se në muajin shkurt do të nisin seancat dëgjimore me prokurorët dhe gjyqtarët. Pyetjet do të fokusohen kryesisht tek pasuria e tyre. 

Lista e dytë me prokurorët dhe gjyqtarët që po kontrollohen

Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Kandidat për KED
Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, Kandidat për KED
Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, Kandidat për KED
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, Kandidat për KED
Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme
Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme
Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme
Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme
Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme
Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme
Alma Liça, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë
Dritan Banushi, kryetar i Gjykatës së  Apelit Civil Gjirokastër
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së  Apelit Civil Shkodër
Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë
Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
Fehmi Petku, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda
Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë
Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat
Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër
Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin
Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë
Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë
Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?