Ndriçim Troplini dhe Alma Felaj sot në KPK, foto: LSA

Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Durrësit Ndriçim Troplini! Sot seanca dhe për prokuroren e Tiranës, Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj

12 Korrik 2023, 11:15| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 17:32

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Ndriçim Troplini. Vendimi u mor sot nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari

Po sot para komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë dhe Alma Felaj, prokurorja e Tiranës. Ajo u përball me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.

Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vetingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.  Vendimi i KPK-së për prokuroren Alma Felaj do të shpallet me datë 14 korrik në orën 9.30.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/07/2023 03:05

    Zonjes Felaj i ka hije vetem te jete prokurore ne Tirane,Fieri eshte per humbamenot dhe ata pa deputete ne biografi.Mund t'a kishin sjelle direkt,por bene nje rrethrrotullim andej nga Durresi,qe edhe nuk bie shume ne sy dhe je si te thuash me nje kembe ne Tirane.Dikush duhet t'i kujtoje Vetingut se kjo mund te jete e ndershmja e shekullit,por 4 veta nen te njeten cati,behen pak si shume! Mban ere nepotizem e konflikt interesi ketu me e pakta.

    Përgjigju
  • Ermir: 12/07/2023 16:10

    E rendesishme eshte te kaloje Felaj Mambo Nr.4 sepse do vijne ne tirane me pas edhe Felaj Nr.5. He bela cna solli kjo reforma e Felajve

    Përgjigju
  • Luani: 12/07/2023 13:04

    Lan Haaaaaaa...shumë i ndershëm.

    Përgjigju
  • Agron: 12/07/2023 12:25

    Ndricim troplini njeri i ndershem ???? Me e pakta bashkepunetor i bandava te durresit dhe shijakut.

    Përgjigju
  • Lan: 12/07/2023 11:45

    Hoqen nje njeri te ndershem dhe do kalojn kte skandalozen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?