Urim Buci

Vetingu, KPA shkarkon prokurorin e Dibrës, Urim Buci

26 Shkurt, 15:54| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:00

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon prokurorin e Dibrës, Urim Buci.

Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas komisioneres deklarimet kontradiktore lidhur me vlerën e investuar për pasurinë dhe burimet e përdorura, çojnë në pamundësi të kontrollit dhe verifikimit të saktë të burimit, kohës dhe vlerës së krijimit të kësaj pasurie”

KPA e cilësoi të gabuar aplikimin e parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit për bilancet negative në vlerën prej rreth 7.5 milionë lekësh për ndërtimin e banesës dhe të shumës 464 mijë lekë për vitin 2016.

Trupi gjykues, pasi mori në shqyrtim pretendimin e Komisioneres lidhur me konfliktin e interesit e gjeti atë të drejtë. Po ashtu, janë gjetur të drejta edhe shkaqet për mangësi në njohuritë ligjore, por në përfundim këto janë çmuar se nuk kanë peshë përcaktuese në marrjen e vendimit.

Në përfundim, trupi gjykues çmon se ankimi është i drejtë dhe vendimi i KPK-së duhet ndryshuar, duke vendosur në mënyrë unanime shkarkimin nga detyra të prokurorit Buci.

 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2023, datë 20.06.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 651, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Urim Buci. 

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 

– Ndryshimin e vendimit nr. 651, datë 27.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Urim Buci. 

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?