Prokurori Erjon Imeraj

Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori Erjon Imeraj

14 Tetor 2022, 11:03| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:07

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin Erjon Imeraj. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 tetor, prokurori Imeraj u përball pa telashe me Komisionin, kur thuajse të gjitha gjetjet që u relatuan për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit, ishin pozitive.

Procesi i vetingut për prokurorin Erjon Imeraj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Erjon Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?