Vetingu i policisë, AMP nënshkruan marrëveshje me Institutin e Mjekësisë Ligjore për testin e drogës

18 Shtator 2023, 15:21| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 21:05

  • Share

Firmoset Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Njëkohësisht, procesi i vetingut është duke vijuar normalisht në të treja shtyllat e vlerësimit për subjektet e përcaktuara pas hedhjes së shorteve. Në polici vettingu realizohet vetëm për nivelet drejtuese dhe për gradat e larta, pas tërheqjes së qeverisë për realizimin e procesit edhe për efektivët e thjeshtë. Ndryshimet e ligjit kanë shfuqizuar Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, ndërsa procesin e vetting-ut për drejtuesit e policisë do e realizojë Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 18/09/2023 21:16

    Në Shqipëri gjithçka dhe gjithkush blihet! Nuk ka më asnjë institucion të besueshëm ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?