E rëndë në Shkodër, vetëvritet aksidentalisht me çifte në banesë 12-vjeçarja

10 Shkurt 2021, 16:50| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 12:59

  • Share

Një 12-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëvrarë në mënyrë aksidentale me armë gjahu në banesën e saj. E mitura E.Gj, banuese ne fshatin Baks Rrjoll të Velipojës, është vetëplagosur fillimisht me armë gjahu çifte, por ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:05 në banesën e të miturës, e cila ka shkuar në dhomën ku qëndronte çiftja me leje që kishte familja e saj dhe mendohet se duke e lëvizur apo luajtur me të i është shkrepur aksidentalisht këmbëza e armës së gjahut.

Fillimisht 12 vjeçerja, mori plagë të rënda dhe u dërguar me urgjencë në spital, por që nuk ka mundur dot t'u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga çiftja.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?