Dani Alves

Vetëvrasje në burg? E vërteta për lajmin e Dani Alves, reagon edhe i vëllai

10 Mars, 22:53| Përditesimi: 10 Mars, 22:54

  • Share

Mbrëmjen e kësaj të shtune qarkulloi lajmi se Dani Alves ishte vetëvrarë në burgun e Barcelonës, aty ku po vuan dënimin me 4.5 vite burgim për përdhunimin e një 23-vjeçareje më 29 dhjetorin e 2022.

Lajmet u përhapën nga një postim në “X” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”. Kaq u desh që dezinformimi të përhapej, ndërsa diçka e tillë nuk ishte e vërtetë. Vëllai i ish-kapitenit të Brazilit ka konfirmuar se Alves është mirë me shëndet.

Pas zhvillimeve më të fundit, Albuquerque reagoi sërish, duke thënë: ‘Njerëz, për të madhin Zot, çfarë lloj persekutimi është ky? Po i referohesha kushëririt tim Danielzinho nga qyteti Nova Iguacu, i cili ishte zhdukur, por tani është gjetur i gjallë."

Tanimë agjentët dhe avokatët e Alves janë duke marrë në konsideratë një padi në Rio de Janeiro kundër Paulo Albuquerque.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?