Lekët, skuter dhe celularët e sekuestruar

Vetëvrasja e një vajze dhe trafiku i drogës, si u arrestuan dy shqiptarë në Itali! Transport kokaine me skuter elektrik

23 Shkurt 2022, 15:34| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 15:36

  • Share

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin shisnin drogë në komunën e Kajros, në Itali.

Gjithçka nisi pas vetëvrasjes së një vajze të re, e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në komunën e Valbormidos. Ngjarja “ngacmoi” dhe rriti dyshimet e policisë, duke bërë të nisnin kontrollet për trafikun e drogës në zonë dhe përreth saj.

Veçanërisht, lëvizjet e njërit prej dy shqiptarëve, i cili qarkullonte me një skuter elektrik, drejt shtëpive të njerëzve të varur nga konsumi i drogës, ka bërë që policia t’i identifikoi dhe organizoi arrestimin e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, njëri prej trafikantëve shqiptarë u vë në pranga, pasi u kap duke i shitur drogë një të riu vendas.

Shqiptarit iu gjetën edhe tre doza të tjera kokainë gati për t’u shitur, të cilat i kishte fshehur nëpër pantallona. Në shtëpi, gjatë kontrollit të mëpasshëm, u gjet edhe shqiptari tjetër, i cili edhe pse ishte dëbuar verën e vitit të kaluar nga Italia, ishte kthyer ilegalisht. Kjo ishte edhe një tjetër arsye e arrestimit të tij.

Policia gjeti një shumë prej dy mijë eurosh cash, të ardhura nga veprimtaria kriminale, një kartë krediti të huaj, një orë Rolex dhe një skuter.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?