Foto ilustruese

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Tik Tok, Spiropali: Rast tmerrësisht i rëndë, kërkon drejtësi! Duhet ndërhyrë në legjislacionim për mediet online

5 Janar, 19:23| Përditesimi: 5 Janar, 22:58

  • Share

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku një grua 41 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, vrau veten për shkak të denigrimit dhe bullizmit në rrjete sociale.

"Ky rast tmerrësisht i rëndë kërkon drejtësi. Dënimi maksimal i autorit ose autorëve për shkaktim/nxitje të aktit të vetëvrasjes është më e pakta që duhet të ndodhë. Është momenti të ndërgjegjësohemi se gjuha e denigrimit dhe e dhunës në rrjete sociale prek në mënyrë shproporcionale gratë dhe vajzat, ushqehet nga kultura e dhunës patriarkale që i izolon gratë në këndin e “turpërimit” kolektiv duke u sjellë trauma të rënda individuale, familjare dhe shoqërore. Gjuha e poshtërimit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në medien vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria”, theksoi Spiropali.

Sipas saj, denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë.

“Legjislacioni për mediet online, krimet kibernetike, kodi penal etj, kanë nevojë për ndërhyrje imediate që kultura e shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë rezervë nga ligji dhe të mos kthehet në normalitet shoqëror”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla tha se do të ketë ashpërsime të legjislacionit për mediat online dhe për fyerjet dhe agresivitetet në rrjetet sociale. 

Reagime pati gjithashtu edhe nga figura të showbizit, mes tyre moderatorja Arbana Osmani e cila pati edhe një thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilit i kërkoi mbylljen e rrjetit social 'Tik-Tok' në Shqipëri.

Ora 21:12
Nikolla reagon pas vetëvrasjes së 41 vjeçares që u denigrua në Tik-Tok: Do ashpërsojmë legjislacionin për fyerjet në rrjetet sociale

1696684168_linditanikolla.jpg

Kryeparlamentarja Nikolla ka reaguar mbi vetëvrasjen e nënës së katër fëmijëve në Sukth të Durrësit pas bullizimit dhe denigrimit që i është bërë në rrjetin social ‘Tik-Tok’ ku kushërira e saj i kishte hapur një profil fallco.

Në reagimin e bërë, Nikolla shprehet se do të ketë ashpërsim të legjislacionit të Kodit Penal për mediat online, krimet kibernetike dhe fyerjet në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Nikollës:

“Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti  humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar.

Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet.

Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare.

Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës! U prehtë në paqe!”

Ora 19:57
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve që u denigrua në Tik-Tok, Arbana Osmani: Vrasësit e kohëve moderne kanë armë tastierën! Thirrje publike Edi Ramës

1704481139_arbanaosmaniedirama.PNG

Vetëvrasja e 41 vjeçares nënës së 4 fëmijëve në Sukth të Durrësit pas denigrimeve që i ishin bërë duke i hapur një profil fallco në facebook, ka shkaktuar reagime të ashpra nga opinioni publik në vend.

Mes figurave të njohura që kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, është edhe moderatorja Arbana Osmani e cila duke i konsideruar denigruesit në rrjetet sociale si ‘vrasës modernë që kanë armë tastierat’ i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar mbylljen e rrjetit social ‘Ttik-Tok’.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Ora 19:30
Vetëvrasja e 41 vjeçares që u denigrua në Tik-Tok, reagon Balla: Duhet të bëjmë gjithçka për eleminimin e dhunës ndaj vajzave e grave

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vetëvrasjen e 41 vjeçares në Sukth të Durrësit pas denigrimit që i ishte bërë në rrjetin social Tik-Tok duke i hapur një profil fallco në emrin e saj.

Balla shkruan se duhet bërë gjithçka që të eliminohet dhuna ndaj vajzave e grave qoftë edhe online.

“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!  AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE”- përfundon reagimi i Ballës.

 

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dashi: 06/01/2024 14:27

    Prit gomar sa te dale bari,kështu i thon kësaj pune, njerëzit vdesin,atehere kujtohen te bejne ligje

    Përgjigju
    • Mira: 07/01/2024 05:59

      Ne parlament kemi degjuar te shahen grate deri ne "prostituta " dhe "lavire bulevardi" e tjere dhe nuk eshte denuar asnje ,ky eshte shembulli i mire i burrave te fuqishem shqiptare.. ..

  • asolingo: 06/01/2024 05:04

    Keto masa duheshin marre me kohe por duhet te behet dikush shkak per te vepruar mekanizmi.Jep mendimin tend dhe te shajne nga familja(analfabetet ryshfetxhijte,shpellaret).Ose te nxjerr ligjin kush shan te dal me emer dhe mbiemer te shohim sa trima jane.

    Përgjigju
  • Right: 06/01/2024 03:31

    Til-tokun s’e mbyll dot Qeverria e ER. Vetem Koreja e Veriut mund ta beje. Qeverria e ER, me anen e Ministrit te Drejtesise, duhet te kishte kerkuar ndonje masë per Vajzën e tezes se te ndjeres! Te presim reagimet! Mirë qe jane mediat, Stop-i, ndonje gazete sériiez, se shefat e korruptuar dhe Porkuroret e paafte, po e perdhosin misionin e detyres qe ju ka dhe e ligji.

    Përgjigju
  • Linda: 05/01/2024 20:38

    Mbrojtja e vajzave dhe grave ne Shqiperi te fillloj nga denimi i Gazmend Bardhit qe ka fyer kushedi sa here grate deoutete ne parlamentin shqiptar! Gjithashtu te denohen shpifjet e sajuara ndaj vajzave grave dhe te rinjve ,te denohet dhe dhuna psikologjike ne media!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?