Nasim Haradinaj, përfaqësues i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Veteran i UÇK-së: Nuk frikësohem nga Gjykata Speciale, kam vrarë ushtarë serbë sa herë kam patur shansin

31 Tetor 2018, 09:40| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 09:42

  • Share

Nasim Haradinaj, përfaqësues i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranon publikisht se ka vrarë ushtarë serbë dhe se nuk I trembet krijimit të një gjykate Speciale.

Deklarata e tij është bërë në emisionin ‘Frontal”, në T7 ku ka theksuar faktin që sipas tij, Gjykata Speciale do të gjykojë krimet e njëanshme.

“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shansin. I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi. Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët. Nuk i trembem gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?