Pekin, Kinë

Vetëm një javë pas heqjes së kufizimeve, Pekini përballet me shpërthim të rasteve të reja me covid! 'Boshatisen' rrugët e kryeqytetit kinez

14 Dhjetor 2022, 22:36| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 22:42

  • Share

Rrugët e zbrazëta, qendrat tregtare të shkreta dhe banorët që qëndrojnë larg njëri-tjetrit janë normalja e re në Pekin por jo sepse qyteti, është nën një bllokim ‘zero covid’.

Këtë herë, kjo është për shkak se Pekini është goditur nga një shpërthim i rasteve të reja. Ky është shpërthimi më i madh i rasteve për kryeqytetin kinez që nga fillimi i pandemisë, vetëm një javë pasi udhëheqësit lehtësuan politikën kufizuese të covid.

Ndikimi i shpërthimit të rasteve në qytet ishte i dukshëm në lagjen tregtare Sanlitun të martën. Atje, dyqanet dhe restorantet zakonisht plot zhurmë ishin pa klientë dhe në disa raste, funksiononin me ekipe ose ofronin vetëm ushqim me vete.

Skena të ngjashme po shfaqen në të gjithë Pekinin, pasi zyrat, dyqanet dhe komunitetet rezidenciale raportojnë se kanë mungesë të stafit ose ndërrojnë aranzhimet e punës pasi punonjësit sëmuren nga virusi. Ndërkohë, të tjerët qëndrojnë në shtëpi për të mos u infektuar.

Kina u përfshi nga protesta të fuqishme më shumë se 10 ditë më parë kundr kufizimeve të covid. Në protestat e mbajtura, u kërkua edhe dorëheqja e presidentit kinez Xi Jinping. Pjesa më e madhe e organizimeve është shtypur nga dhuna policore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?