‘Vetëm dashuria mbetet’, Timo Flloko relakson dëgjuesit, duke interpretuar vargjet e poezisë së tij të preferuar (VIDEO)

27 Tetor 2022, 19:57| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 20:12

  • Share

Kur i hedh një vështrim të shkuarës
Mbi të gjitha mrekullitë e kësaj jete
Përmbi sfidat, rrënjët, ngjitjet lart,
Në thelb, vetëm dashuria mbetet
Mbi hedhjet, fluturim ajrit, rrugëtimeve, zhytjeve thellë detit
Mbi aromat e çdo luleje që deh, mbi gjithçka
Vetëm dashuria mbetet…, këto vargje të poezisë së titulluar “Vetëm dashuria mbetet” vijnë më bukur për dëgjuesin të lexuara nëpërmjet të madhit, Timo Flloko.

Në oborrin e shtëpisë së tij, mbështetur pas një peme, Timo Flloko i lexon “muzës” së tij, bashkëshortes Vera, këto vargje të shkruara nga ai vetë, e nuk janë të përzgjedhura rastësisht. Kjo poezi për Timon ka një vlerë të veçantë, pasi i kushtohet epërsisë së dashurisë në jetë.

Në një dialog të shkurtër me Verën, ai tregon se “Homeri, ati i letërsisë, e shpie Odiseun ngado, por ai kthehet në Itakë, dashuria e kthen, se dashuria mbetet”...

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?