Foto ilustruese

Vetëm 5 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

14 Nëntor 2022, 18:26| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 18:29

  • Share

Vetëm 5 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në vend nga 92 testimet e kryera përgjatë 24 orëve të fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete. Rastet e reja raportohen konkretisht në këto bashki: 3 në Tiranë, 2 në Mallakastër .

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                5

Të shëruar në 24 orë             15

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       92

Testime totale                   2,003,013

Raste pozitive                      332,034

Raste të shëruara                  328,267

Raste Aktive                             173

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    125

Vlorë                         16

Fier                           10

Gjirokastër                9

Durrës                      4

Elbasan                   3

Berat                       3

Shkodër                 1

Lezhë.                     1

Dibër.                        1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?