Helidon Gjikoka dhe kompleksi 'Ambel Beach'

Vetëm 12 ditë në qeli, Gjykata nxjerr nga burgu Helidon Gjikokën e pronave në Dhërmi

26 Mars 2022, 17:54| Përditesimi: 26 Mars 2022, 18:13

  • Share

Vetëm 12 ditë, pasi u arrestua nga efektivët e Krimit-Ekonomik të policisë së Vlorës, biznesmeni Helidon Gjikoka, i akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Dhërmiut, është liruar nga qelia.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”, u mor në 24 Mars nga gjyqtari i Apelit Vlorë, Engert Pëllumbi, i cili 1 muaj më parë dënoi me 3.4 vite burgim ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë seancës gjyqësore, Gjikoka dhe avokati i tij, Irakli Koço, pretenduan se biznesmeni ishte dorëzuar në ambjentet e komisariatit të Vlorës dhe se kërkonin lirimin nga qelia pasi ai nuk kishte rrezik largimi. Por prokurorja e çështjes, Elida Hoxha, e vuri theksin në një dokument të nxjerë nga sistemi TIMS, ku sipas saj personi i pandehur Helidon Gjikoka është arrestua nga policia dhe jo vetëdorëzuar.

Prej 1 viti fshihej në Angli, kapet në Vlorë Helidon Gjikoka, kërkohej për tjetërsimin e pronave

Sipas dokumentit të TIMS që prokurorja i dorëzoi gjykatës, Helidon Gjikoka, rezulton se ka qënë në ndjekje penale edhe për vepra të tjera penale.

“…në sistemin TIMS, janë të gjitha Hyrje-Daljet e këtij të pandehuri dhe nuk rezulton se personi është vetëdorëzuar vetë në komisariatin e Policisë…”-u shpreh para gjykatës prokurorja, Elida Hoxhaj.

Nisur nga këto arsye dhe fakte, përfaqësuesja e akuzës i kërkoi gjykatës që të vijonte të mbante të mbyllur në burg, biznesmenin Helidon Gjikoka.

Por ky i fundit ka reaguar duke pohuar se, nuk ka pasur asnjëherë qëllim që ti fshihet drejtësisë. Sipas Gjikokës ai është në një presion të paparë aty ku e kanë izoluar dhe se në asnjë moment nuk i është fshehur drejtësisë. Për më tepër Gjikoka, ka pretenduar se lajmin për shpalljen në kërkim të tij, e ka marrë nga mediat online.

Pasi ka dëgjuar të gjitha pretendimet, gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për, Helidon Gjikokën.

Ky i fundit është marë i pandehur nga prokuroria e Vlorës për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, duke arritur të tjetërsojë një sipërfaqe toke prej 1430 M2 në bregdetin e Dhërmiut.

Mbi këtë sipërfaqe të përfituar me dokumente të falsifikuara, Gjikoka ka ndërtuar disa kabina druri, duke krijuar kompleksin turistik, “Ambel Beach”./Oranews

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjan: 27/03/2022 13:50

    Po ik o se ky eshte super djal un jam rritur me kte kot e ngaterojn keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?