Vështirësitë financiare, reformë në portin e Shëngjinit, dhjetëra punonjës rrezikojnë vendin e punës! Sindikata: Hakmarrje politike

21 Maj 2023, 10:10| Përditesimi: 21 Maj 2023, 15:06

  • Share

Dhjetëra punonjës të Portit të Shëngjinit kanë dalë sot përpara mediave për t’iu komunikuar një shqetësim të tyren. Ata pretendojnë se për shkak të reformës së re që do të bëhet në Portin e Shëngjinit, rrezikojnë të dalin të papunë, pasi mendojnë se është një lëvizje politike.

Shqetësimi është ngritur nga kreu i Konfederatës së Sindikatave në Qarkun e Lezhës Pjetër Gjikolaj, sipas të cilit ndërmarrja ka shpërndarë një njoftim dhe shkurtime do të ketë në të gjitha sektorët. Gjikolaj e konsideron këtë proces anti ligjor, pasi nuk janë bërë pjesë e grupit të punës që do të bëjë reformën.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për arsye se ne si palë duke patur një kontratë, deri në tetor ne jemi anashkaluar komplet. Ne nuk jemi thirrur dhe as jemi njoftuar që do të jemi të padiskutueshëm palë. Këtë shqetësim e shprehim nga ana mediatike që të kemi mbrojtje. Ky proces është antiligjor. Sipas kodit të punës është e paligjshme. Ne na ka ardhur një shkresë që do të bëhen reforma të thella. Unë dyshoj që këto reforma do jenë hakmarrëse ndaj nesh.”- tha ai.

Një prej punonjësve të portit i druhet frikës se kjo reforme po bëhet për qëllime politike, duke larguar specialistet dhe lënë në punë ata persona që nuk paraqite asnjë ditë tek porti por i shërbejnë partisë në pushtet.

“Ne na kanë sjellë një shkresë për reformat në portin e Shëngjinit. Ata duan ta bëjnë këtë reformë që të ,mbajnë në punë atë që duan dhe të heqin atë që duan. Reforma do të mbajë ata që nuk kanë ardhur ndonjëherë në punë. Nëse do të zbatohet ligji ne nuk na heqin, nëse do jetë politike ne do jemi të parët që do heqin. Falimentimi i portit vjen nga patronazhistët që këta kanë future në punë. Mendoj që ne duan të na penalizojnë politikisht.”- tha banori.

Porti Detar i Shëngjinit ka aktualisht 116 punonjës, por mungesa e të ardhurave e ka vënë në vështirësi financiare këtë institucion duke sjellë vonesa në paga, ndaj dhe po ndërmerret kjo reforme me qëllim shpëtimin nga falimenti.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 21/05/2023 12:52

    Pse lefni neper media!pse nuk boni denoncim e SPAK!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?