Sport

Verstappen 'zjarr' edhe në prova, 'pole-position' në Britani! Lë pas dy 'Mercedes-at', Ferrari i Leclerc niset i katërti

18 Korrik 2021, 09:24| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 09:27

  • Share

Piloti i Red Bull Max Verstappen, që po shkëlqen këtë sezon të Formula 1, do të niset nga pole-position ditën e sotme në Silverstone të Britanisë së Madhe. Piloti holandez zuri vendin e parë në provat zyrtare të një ditë më parë, ndërsa la pas dy makinat Mercedes me pilot kampionin në fuqi Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas.

Ferrari i parë, ai i Charls Leclerc, do të niset nga vendi i katërt në garën që nis nga ora 16:00. Sa i përket renditjes për pilot Verstappen mban vendin e parë me 185 pikë, 33 më shumë se Hamilton i vendit të dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?