Vërshëllimat, Patozi-Ramës: 
Gjej një shteg të dalësh nga pylli

9 Dhjetor 2017, 15:37| Përditesimi:

  • Share
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar me tone ironike ndaj qëndrimit që kryeministri Rama mbajti ndaj të rinjve që një ditë më parë vërshëllyen ndaj tij.

Përmes një statusi në Facebook, ku mes të tjerash ka kërkuar ndjesë për reagimin e vonuar, Patozi i ka dhënë edhe një mesazh të prerë Ramës kur është shprehur: “Mos i trego bilbilit pyllin, i dashur timonier”.

“Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për vërshëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi dhe jam i justifikuar në një farë mënyre sepse kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë. Por tani që e pash, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli. Se i bie se për ty ka nisur të këndohet ajo kënga që interpretoi mbrëmë jo keq Ditmir Bushati, “Pranvera filloi me ardhë dhe bylbyli nis me knu...””, është shprehur Patozi. 

Rama me batutë iu drejtua të rinjve që dje po vërshëllenin: “Kam një sugjerim për disa djem që vërshëllejnë. Këtu keni afër pyllin, shkoni në pyll e vërshëlleni”, tha ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?