‘Veri-Jug’ udhëtim në Kukës, historia nga antikiteti në kohët moderne! Të dielën ora 13:30 në Report Tv

30 Mars, 09:30| Përditesimi: 30 Mars, 10:30

  • Share

“Kukësi, qyteti me zemra të hapura” – kështu e kemi titulluar reportazhin e së dielës, me destinacion qytetin Nderi o Kombit dhe kandidat për çmimin Nobel për paqe, pas Luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Ndalesë në Muzeun Etnografik dhe përshkrim i jetës në Drinabardhë, siç e kanë quajtur arbnorët zonën e Kukësit. Veshjet paramesjetare, kostumet magjike të grave të Hasit, si kostume ndër më të bukurit në botë.

Historitë e dashurisë në fshatin Gorë të krahasuara me Romeon dhe Zhuljetën e Shekspirit të madh, këndi I çobanit, këndi I gatimit ose magjja e bukës. Ndiqni reportazhin “Kukësi, qyteti me zemra të hapura” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të dielën, premierë, ora 13:30

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?