Veri Jug/ Jetesa e vështirë në Maqellarë

3 Mars, 20:54| Përditesimi: 3 Mars, 21:10

  • Share

Veri Jug në Report Tv sjell reportazhin "Maqellara" realizuar në Dibrën e vogël, njësia Bashkiake e Maqellarës.

Ndalesë në fshatin Kllobçisht, një fshat kufitar me Maqedoninë e Veriut, por ku tashmë nuk ka as piramida kufitare, as tela me gjemba dhe as ushtarë nga të dy vendet.

Jeta në brendësi të Kllobçishtit, largimi i të rinjve, infrastruktura inekzistente, ujëra të zeza që derdhen në rrugën kryesore të fshatit. Më pas ndalesë në mjediset e minifermës se Haxhi Myftarit që ka një biznes të vogël familjar me disa viça majmërie dhe një park të vogël bletësh, në të kundërtën e banorëve që ankohen për papunësi në fshat. Ndiqni reportazhin e plotë të titulluar "Maqellara".

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?