Vera e kuqe përmirëson
shëndetin e zemrës

17 Janar 2014, 11:40| Përditesimi:

  • Share
Alkooli i përdorur me një limit të caktuar sjell dobi për organizmin.

Ky është rezultati i arritur nga studimet e kryera në lidhje me dobitë e verës së kuqe.

Konsumimi i një deri në dy gota vere të kuqe në ditë ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës.

Studiuesit duke e përllogaritur një gotë standarte vere të kuqe me 150 ml, kanë arritur në përfundmin se: Përdorimi i dy gotave verë të kuqe në ditë ul me 22% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ndërsa përdorimi i dy gotave verë të kuqe në ditë për tre deri në katër ditë në javë ul me 35% rrezikun e infarkteve të zemrës.

Përdorimi i moderuar i pijeve alkoolike ul me 22% rrezikun e ishemive celebrale.

Akoma më interesant është fakti se vera e kuqe ndikon pozitivisht jo vetëm te personat e rritur të shëndethsëm por edhe tek ata me probleme zemre dhe me diabet.

Kështu që filloni ta mendoni seriozisht përdorimin e verës gjatë vakteve tuaja.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?