Vera e kuqe ndihmon në parandalimin
e sëmundjeve të syve

5 Dhjetor 2013, 10:09| Përditesimi:

  • Share
Sipas kirurgut Milind Pande nga Qendra Kërkimore në Hull të Britanisë së Madhe vera e kuqe ndihmon në parandalimin e sëmundjes së syve.

Kirurgu Pande thotë se vera e kuqe është e dobishme për shkak të lëndës së quajtur Resveratrol që gjendet në lëkurën e rrushit dhe ndihmon për të ndaluar përkeqësimin që lidhet me moshën e muskujve të syve, të cilat mund të çojnë në probleme të shikimit.

Lënda Resveratrol ndalon gjithashtu rritjen e enëve të gjakut në sy. "Resveratrol" është një bimë që gjendet te vera e kuqe dhe tek rrushi dhe është e dobishme për të ndaluar rritjen e enëve të gjakut në sy.

Megjithatë, kirurgu shton se jo vetëm vera e kuqe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve në sy. Edhe ushqime të tilla si lakra jeshile, brokoli dhe spinaqi përmbajnë vitamina për të forcuar disa nga muskujt në sy.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?