Veprimi i Komisionerit Varhelyi që ‘tërboi’ Ilir Metën

7 Tetor 2020, 18:10| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 18:11

  • Share

Ilir Meta qëkur ka nisur puna për reformën në drejtësi, një reformë e cila është sot e gjithë ditën kryefjalë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, është shfaqur i shpërfytyruar politikisht. Sot e di i madh e i vogël se Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit dhe është hedhur në sulm, me kërcënime ndaj medias (specifikisht gazetës TemA të botuesit Mero Baze), ndaj ndërkombëtarëve, ndaj parlamentit, kryeministrit e gjithëkujt që mendon ndryshe prej tij.

Para dhe pas datës 5 tetor kur u votuan me 97 vota pro në Kuvend ndryshimet në Kodin Elektoral, Ilir Meta nxinte në rrjetet sociale e daljet televizive duke thënë se ‘‘Ky votim antikushtetues do të pengojë përfundimisht rrugën e vendit drejt BE-së pasi shkel marrëveshjen e 5 qershorit.”. Mirëpo, qëndrimi i BE-së pas votimit e rrëzoi Ilir Metën duke u shprehur se: ”Marrëveshja e 5 qershorit plotëson kushtin e reformës zgjedhore për Konferencën e Parë të anëtarësimit”. Kjo u pasua nga deklarata e SHBA-ve të cilat ishin edhe më të drejpërdrejta dhe që e gjunjëzuan komplet Ilir Metën, kur deklaruan se ”Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit”.

Ndërsa sot i është dhënë dora e fundit hedhjes përdhe të çdo pretendimi që ka Ilir Meta mbi legjitimitetin e Parlamentit. Ilir Meta i cili ka ngritur çdo kauzë të tijën mbi argumentin se parlamenti shqiptar sot është ilegjitim, e ka parë veten ”përtokë” sot kur Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka mbajtur një fjalim aty. Ky veprim i Komisionerit i ka dhënë shuplakën e fundit çdo argumenti të Ilir Metës, pasi ka legjitimuar në emër të BE-së (SHBA poashtu e rikonfirmoi me qëndrimin për votimin e 5 tetorit) atë që Ilir Meta e ka si kalin e betejës së tij politike. Varhelyi jo vetëm që tregoi që njeh si legjitim Parlamentin shqiptar, por tha edhe që rruga e Shqipërisë është BE, ndryshe nga ç’thotë e mendon Meta. Ndaj tani mbetet të presim që Meta të shpallë armik e të sulmojë Komisionerin Varhelyi./Lexo.al

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?