Goditja me kokë e Xhakës

Veprim si Zidane, Taulant Xhaka kërkon falje: Nuk durova, më shau familjen

30 Qershor 2023, 15:59
  • Share

Taulant Xhaka është kthyer të flasë për mediet në Zvicër në lidhje me goditjen me kokë që i bëri kundërshtarit në datën 7 maj, në ndeshjen kundër Zurich. Në minutën e 12-të shtesë, mesfushori i Basel nuk i mbajti nervat dhe goditi me kokë Nikola Katic duke marrë një dënim me tetë ndeshje.

“Humba kontrollin dhe kjo është diçka që nuk duhet të më ndodhë mua. Ishte një veprim që nuk ka vend në fushat e futbollit, djali im e pa ndeshjes së bashku me bashkëshorten time. Nuk më pëlqeu aspak kur më pyeti në shtëpi nëse ishte faull, apo në momentin kur u mundua të më imitonte. Ishte diçka që nuk më bëri të ndjehem mirë", tha fillimisht mesfushori.

Më pas Xhaka foli edhe për momentin që "derdhi kupën", duke thënë se kundërshtari e ofendoi nga familja.

"Kundërshtari më provokoi gjatë gjithë ndeshjes, në fillim ia dola t’i mbaja nervat. Por, pasi u ndëshkova me karton të verdhë e më pas të kuq ai vendosi bluzën para gojës dhe më shau nga familja. Më ofendoi gruan, fëmijët, familjen. Nuk munda t’i mbaja më nervat", tha Xhaka për mediet në Zvicër.

Pritet që Xhaka të rikthehet në Kombëtaren shqiptare, me Sylvinhon që ka kërkuar në ekip një lojtar me cilësitë e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?