Veprat e restauruara të
Van Gogh dalin në ankand

2 Maj 2013, 13:17| Përditesimi:

  • Share
Pas 7 muajsh, veprat e restauruara të artistit holandez Vincent van Gogh, janë vendosur përsëri në Muzeun dedikuar piktorit me famë botërore në Amsterdam.

Muzeu i Van Gogh u rihap të mërkurën ku në muret e lyera në ngjyrë blu dhe gri u varën një koleksion i gjerë të pikturave dhe vizatimeve të punuara nga mjeshtri i madh në fund të shekullit të 19-të.

Edhe paleta e gjerë e ngjyrave është ekspozuar për herë të pare të artistit me ndjeshmëri shumë të madhe dhe aftësi krijuese gjeniale.

Gjithashtu në këtë muze mund të shikohen nga afër, portrete, autoportrete, punime grafike dhe versione të ndryshme skicash.

Vizitorët mund të kenë mundësinë të shikojnë edhe dy versione të ndryshme të pikturës së famshme “Lule Dielli” ku njëra prej tyre është huazuar nga Londra.

Van Gogh filloi të pikturonte luledielli pasi u largua nga Hollanda dhe u vendos në Francë në kerkim të krijimit të një komuniteti artistik.


Van Gogh kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar dhe duke luftuar me vetveten si pasojë e çrregullimeve mendore.

Piktori u nda nga jeta në vitin 1890 pas një vetëvrasje dhe disa studiues të jetës së tij e përshkruajnë si njeriu, që luftoi kundër poshtërsive, paragjykimeve dhe hipokrizive të shoqërisë së epokës në të cilën ai jetoi.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?