Veprat 'digjitale' të Van Gogh për herë të parë në Shqipëri! Kuratori: 28 piktura u përzgjodhën nga muzeu i Amsterdamit

23 Mars, 15:25| Përditesimi: 23 Mars, 15:55

  • Share

Njëzet e tetë nga pikturat e Van Gogh vijnë për herë të parë në Shqipëri në një formë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar t’i shohim në muzetë jashtë vendit. Veprat e piktorit të shquar të shekullit të shquar të XVIII-XIX si asnjëherë më pare janë shfaqur në një ekspozitë digjitale në Galerinë e Arteve Digjitale të Korçës.

Bëhet fjalë për autoportretet, veprën “Lulet e Diellit” dhe skenat piktoreske të fshatit të pikturuara nga Van Gogh.

Elda Zavalani, njohëse e mirë e arteve tha se ka vizituar disa here muzeun Van Gogh pasi është e pasionuar pas pikturave të tij.

Ekspozita “Van Gogh-The Immersive Experience” dhe premiera e filmit “Loving Vincent”, u ndoq nga qytetarë të shumtë dhe turistë në Galerinë e Arteve Digjitale të Korçës, që është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

Kuratori i ekspozitës Arbër Malile tha se ekspozita të ngjashme janë çelur më herët në Romë, Milano, Bukuresht dhe Milano, teksa kanë pasur më shumë se 17 milion vizitorë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?