Vendparkime të reja shumëngjyrëshe për biçikletat në Tiranë, ja ku ndodhen stacionet

1 Shtator 2020, 21:25| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 21:26

  • Share

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës ka realizuar vendet e parkimit edhe për dyrrotakët e kryeqytetit.

Parkimi i biçikletës tani jo vetëm që nuk do të jetë me stres për pedaluesit, por me stacionet e reja shumëngjyrëshe pritet që të shtohen më shumë çiklistët në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto të parkimeve të biçikletave.

Mirëmëngjes Tirana! Stacionet e reja të biçikletave me ylbere ngjyrash na ftojnë për të shijuar pedalimin në turin e kryeqytetit”. Vend-parkime të reja për biçikleta janë shtuar edhe në këto zona të Tiranës:

-Komuna e Parisit

-Urani Pano

-Stadiumi Dinamo", shkruan Veliaj.

Komento

Komente

  • Iris: 02/09/2020 01:52

    Nuk eshte mjet antic,por po shikohet gjithmone e me shume nga te rinjte ne bote si nje mjet qe mbron eko-sistemin,gjithashtu shume i mire ekonomikisht.Por ne Shqiperine e kohes te Enverit kur udhetoje 3 here me makine:1-kur lindje,2-kur martoheshe,3-kur vdisje ,makina eshte pare gjithmone si enderr,qe ne fund me demokracine u be realitet,nga e cila << ne nuk po zgjohemi dot prej saj>> ,sic thote Kadareja.Kurse bota qe jane lindur e rritur me makine nuk e shikojne makinen si patjeter te domosdoshme,dhe as si mjet per te shitur mend.Thjesht kane ndryshuar shijet dhe konceptet, edhe ne duhet te mesohemi me to heret a vone.

    Përgjigju
  • henry: 01/09/2020 22:41

    ne fakt tirana eshte mbushur me shume parkime bicikletash, me korsi absurde dhe te panumurta bicikletash qe kane zdvendesuar korsite aq te nevojshme te emergjences apo parkingjet qe kryeqyteti ka aq shume nevoje. gjithasbtu eshte mbushur dhe me bici-propagande tirana... me propaganden qe reklamon nje mjet antik me te cilin mund te behet sport por kurrsesi transport, dhe qe mbi te gjitha eshte i urryer jo vetem per formen si po duan te na e imponojne, por dhe per kohen e enverit qe ky mjet na kujton. nejse durim! do vije dita kur kryetar sdo jete me ky vajgurori me pedale dhe do vije dikush qe do e shperbeje kete cmenduri (por qe padiskutim do paguajme kostot)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?