Foto ilustruese

Vendosnin lloto në lokal, dy të arrestuar në Berat! Në pranga edhe shoferi që përplasi 6-vjeçarin

24 Dhjetor 2021, 15:40| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 15:42

  • Share

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për ushtrimin e aktivitetetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë përfunduar J.T., 33 vjeç, dhe E.Sh., 40 vjeç , pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve që ata posedonin u konstatuan duke ushtruar lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Ndërsa ‘Rrugorja’ ka prangosur dy shoferë pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sh.Sh., 57 vjeç, banues në Kuçovë, u kap në aksin rrugor Dimal-Kuçovë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sakaq, një 52-vjeçar u arrestua pasi ka aksidentuar një fëmijë 6-vjeçar i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Goditen 2 raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit J.T., 33 vjeç, dhe E.Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve që ata posedonin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u arrestuan në flagrancë dy shtetas.

Sh.Sh., 57 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në aksin rrugor Dimal-Kuçovë, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

L.Q., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Berat-Poliçan, ka aksidentuar një shtetas 6-vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Bledi: 24/12/2021 19:56

    Ne tirane te gjitha ish--llotot vendosin prape lotto,,sporti me telefonin ee pronarit te lokalit......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?