Vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonit, në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri në Elbasan

10 Dhjetor 2023, 12:04| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 12:07

  • Share

Një pronar lokali në Elbasan dhe kamarieri që kishte punësuar janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë nga policia duke vënë baste sportive. Në pranga kanë rënë L.K, 61 vjeç dhe D. P., 31 vjeç. Të dy u kapën duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.

Kamarieri rezulton se nuk është i regjistruar në organet tatimore si i punësuar në lokalin e 61 vjeçarit. Ndërsa në kërkim është shpallur një 22 vjeçar me inicialet K.Xh, i punësuar më parë si kamarier në lokal, i cili organizonte bastet sportive në ambientet e lokalit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?