Foto ilustruese

Vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonit, arrestohen 3 persona në Tiranë

16 Shkurt 2023, 15:01| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 15:58

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e organizimit të lojërave të paligjshme të fatit. Në pranga kanë rënë Sh. H., 51 vjeç, G. D., 25 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç të cilët gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga 51 vjeçari, u kapën duke organizuar lojëra fati nëpërmjet telefonit.

Tre telefonat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia ka vijuar hetimet e mëtejshme për rastin. 

Bastet e vendosura nga 3 të arrestuarit

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?