Foto ilustruese

Vendosi muzikë pas orarit të lejuar, gjobë 1 mln lekë për pronarin e lokalit në Durrës

9 Shtator 2020, 11:49| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 11:50

  • Share

Një pronar i një lokali në Durrës është gjobitur me 1 milionë lekë pasi ushtronte aktivitet me zë të lartë pas orarit të caktuar.

Subjekti në fjalë është në pronësi të shtetasit me iniciale H.D në lagjen nr 13 në Durrës.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar një subjekt në lagjen nr. 13, Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë" - njofton policia.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?