71-vjeçari Agostino Sellitri

Vendosi implant dentar në Shqipëri dhe pësoi sulm në zemër, ndërron jetë italiani

21 Dhjetor 2021, 18:54| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 19:00

  • Share

Një 71-vjeçar me origjinë italiane ka ndërruar jetë sot në Shqipëri pak minuta pasi kishte vendosur një implant dentar. Lajmin për vdekjen e Agostino Sellitri e ka njoftuar Shoqata Kombëtare e Stomatologëve Italianë.

Mësohet se 71-vjeçari pas operacionit, pësoi një sulm në zemër dhe nuk mundi të mbijetonte. Sakaq, sipas mediave italiane, Fabio De Pascalis paralajmëron italianët të mos joshen nga shërbimet dentare me kosto të ulët jashtë vendit, pasi mund të ketë një rrezikshmëri më të lartë.

“Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të anashkalohen. Rreth korrelacioneve dhe implikimeve që mund të ketë shkaktuar ndërhyrja, e ndjej për detyrë, në emrin tim dhe të të gjithë kolegëve të mi, të bëj thirrje për kujdes dhe vëmendje kur vendosni të ndërmerrni një udhëtim për ‘turizmin dentar’”.-shprehet një dentist italian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?