Vendoset tulla e parë, FSHF dhe kombëtarja do rindërtojnë 4 shtëpi ne Bubq

31 Gusht 2020, 13:11| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 13:41

  • Share

Pandemia e koronavirusit vonoi nisjen e punimeve por sot u vendos tulla e parë. Me fondet e FSHF-së futbollistëve të Kombëtares dhe federatave partnere kryesisht asaj italiane do të ndërtohen katër shtëpi në zonën e fshatit Bubq të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Trajneri Edi Reja dhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka vunë tullat e para ndërsa në nisjen e punimeve ishin edhe Hysaj e Berisha dhe futbollistja Megi Doçi. Jam shumë i lumtur që mora pjesë në këtë aktivitet.

"Më vjen mirë që mund të solidarizohemi. Sot vendosëm tullën e parë dhe shpresoj që banesa të ndërtohet sa më shpejt. Me entuziazëm e pritën këtë gjest edhe banorët. Sot filloi ndërtimi i shtëpisë së parë dhe më pas edhe i tre banesave të tjera" tha Duka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 31/08/2020 16:18

    FSHF TE NDERTOJE FUSHA FUTBOLLI --BASKETBOLLI--VOLEJBOLLI--TENISI--SE NUK DIME SE KU TE LUAJME NE KOHEN E LIRE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?