Foto nga Christina Koch

Vendoset rekordi i ri hapësinor nga një grua, Christina Koch kalon 328 ditë në hapësirë

6 Shkurt 2020, 17:19| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 17:28

  • Share

Astronautja e  NASA-s, Christina Koch ka përfunduar fluturimin hapësinor më të gjatë të bërë ndonjëherë nga një grua.

Sipas BBC, ajo kaloi 328 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga kolegia amerikane Peggy Whitson.

Qëndrimi i saj është vetëm 12 ditë më i shkurtër se rekordi amerikan i të gjitha kohërave i vendosur nga Scott Kelly, i cili ishte në (ISS) nga vitit 2015-2016.

Peggy Whitson 

"Jam shumë e tronditur dhe e lumtur tani", u tha ajo gazetarëve ndërsa ishte ulur jashtë kapsulës, menjëherë pasi preku në dëborë.

Christina kaloi rekordin 289-ditor të vendosur nga amerikania Whitson më 28 dhjetor të vitit të kaluar. 

Whitson mban ende rekordin për shumicën e kohës së kaluar në hapësirë nga një grua, e mbledhur gjatë tre fluturimeve hapësinore nga viti 2002-2017.

Gjatë misionit të saj, Koch përfundoi 5.248 orbitat e Tokës dhe udhëtoi 223 milionë km, 139 milionë milje, ekuivalentin e 291 udhëtimeve të rrumbullakëta nga Toka në Hënë.

Ajo u kthye në Soyuz me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit, astronauti Italian i “Agjencisë Evropiane të Hapësirës” Luca Parmitano dhe kozmonauti rus Aleksandër Skvortsov. 

"Për mua, ka të bëjë me nderin që ndiej të ndjek në gjurmët e heronjve të mi," tha Christina Koch të martën gjatë një lidhjeje live nga ISS. 

Ajo shtoi se dëshironte të frymëzonte gjeneratën e ardhshme të eksploruesve të hapësirës. 

"Për mua ishte e rëndësishme të shihja njerëz, pashë një reflektim të vetvetes, duke u rritur, kur parashikoja se çfarë mund të bëja me jetën time dhe cilat mund të jenë ëndrrat e mia. 
“Ndoshta të jetë ai burim frymëzimi për dikë tjetër është thjesht një nder i tillë
", tha ajo.

Lindur në Grand Rapids, Michigan dhe rritur në Karolinën e Veriut, Koch ka diploma në fizikë dhe inxhinieri elektrike.

Komento

Komente

  • Kafsha: 06/02/2020 21:09

    Po te me jepej mundesia mua do te rrija 3 vjet por do te doja me vete qenin tim që e adhuroj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?