Foto ilustruese

Vendosen çadra e shezlongë pa leje, 3 të proceduar penalisht në Durrës

29 Qershor 2020, 09:30| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 09:36

  • Share

Tre persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve duke zënë hapësirën publike në plazh.

Gjatë kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, u konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Shtetasit me iniciale B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, u konstatuan se në vendin e quajtur "Bregu i detit Adriatik", në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Pushtimi i tokës".

Report Tv ka shkruar më herët se burokracia shtetërore për të vonuar lejet për të shitur shërbimin me çadra dhe shezlongë nëpër plazhe nga ministria e Turizmit po krijon një tjetër goditje ekonomike për sektorin e turizmin pas COVID-19.

Komento

Komente

  • vjosa: 30/06/2020 00:40

    MOS E LE DURRESIN -GOLEMIN DHE QERRETIN-SPILLE TE BJERE NE DORE TE SHPELLAREVE O EDI RAMA TEK TY E KEMI SHPRESEN SE DO BEHET KY VEND,,,,asnje shezllong e cader te mos lejohet te vendoset pa leje dhe pa paguar taksa,,,,policia ti ngordhe ne dru keta plehra,,,jo sic e bete ne velipoje-shengjin urte e urte duke ju lutur,,,,me dhune merr vesh ky majmun milet....

    Përgjigju
  • Tosi: 29/06/2020 12:40

    Po ate horrin tek ura dajlanit perballe restorant Tirana qe ka pushtuar token per parkim. Do e shihni vendin e rrethuar para 2 javesh, ja ka lene baba, toke e xanun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?