Foto ilustruese

Kronikë

Vendosën çadra dhe shezlongë pa leje në plazhin e Durrësit, procedohen penalish 2 persona

14 Gusht 2021, 12:54| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 12:56

  • Share

Teksa kontrollet për konstatimin dhe zënien e hapësirave publike vazhdojnë, policia e Durrësit ka proceduar penalisht 2 persona, pasi kishin vendosur çadra pa leje në bregdet.

Në procedim janë vënë 52-vjeçari Dh. D dhe 51-vjeçari V.P, të cilët në plazhin e "Porto Romanos", u konstatua se kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë: 

Vijojnë kontrrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e zënies së hapësirës publike

Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që zaptojnë hapsirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:

Dh. D., 52 vjeçe dhe V. P., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në plazhin e "Porto Romanos", u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetet të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?