Vendos goli i Seferit, Shehi e nis me fitore te Tirana! Laçi zgjon ëndrrën titull kundër Teutës

31 Janar 2021, 15:50| Përditesimi: 31 Janar 2021, 15:52

  • Share

Orges Shehi e ka nisur me fitore aventurën te Tirana, pasi bardheblutë kanë mposhtur sot 0-1 Apoloninë për llogari të javës së 17 të Superligës. Në Fier golin vendimtar të sfidës do ta realizonte blerja e bujshme e janarit Taulant Seferi në minutën e 76.

Ndërkohë Laçi, pasi mposhti Tiranën, sot ka marrë një tjetër fitore ndaj një rivali direkt për kreun. Kurbinasit ia dolën 1-0 ndaj Teutës së vendit të tretë falë golit të Mentor Mazrekajt.

Sakaq po sot Skënderbeu ka marrë vendimin ekstrem për të larguar trajnerin Julian Ahmataj një ditë pas humbjes 4-0 kundër Kukësit. Korçarët aktualisht renditen në vendin e fundit të Superligës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?