‘Vendoret’/ Shehu në Report Tv: S’do marrim mbi 30 Bashki është çmenduri ta them, por do kemi rezultat! Gazetari: Berisha do humbë edhe Shkodrën

11 Prill 2023, 14:46| Përditesimi: 11 Prill 2023, 15:15

  • Share

Pragu i zgjedhjeve dhe ethet e fushatës kanë nxitur sërish debatet që e kanë ‘përndjekur’ Partinë Demokratike që në përçarjen e tyre. Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur i bindur se çifti Berisha-Meta do kenë rezultate mjaft të mira.

Sa i takon koalicionit me Metën, edhe për këtë ish ministri i Jashtëm drejtoi gishtin nga qeveria, ku sipas tij ka krijuar ngërçe me anë të institucioneve për të mos lënë Berishën të garojë. Pra koalicioni me Metën sipas tij erdhi si pasojë e rrethanave.

“Unë e di që sondazhet tuaja janë serioze. Ne jemi në avantazh, nuk merrem me sondazhe merrem me pune. Jemi para mazhorancës dhe patericës. Do dalim mjaft mirë, do punë, përpjekje, koncentrim, dialog por të jeni të bindur që do jetë fitore.

‘PD gjithnjë ka dalë në koalicion gjithmonë me të gjithë. Kemi dalë 5 herë në kolacion. Është i imponuar, i detyruar nga pritshmëritë dhe rrethanat. Është i detyruar nga një komplot që nga Apeli, që nga KQZ ethj. Ishte një koalicion për të çarë këtë komplot por edhe nga rrethanat.

Dhe këtu padyshim që është e vërtetë, sepse koalicioni ka dhe atë të vetën, do duhesh të ndash pushtetin. Ndryshimet e ligjit që u bënë na detyruan të dalim në koalicion. Nuk ka asgjë të keqe, është zgjidhje politike normale.”- tha ai.

Sa i takon përballjes me PD-në zyrtare, Shehu e konsideron si skenar dhe patericë të Ramës.

‘Unë nuk kam asnjë dyshim. E kam të qartë të gjithë skenarin që luhet, por është i dështuar. Por tejkalohet vetëm me mobilizim dhe kontakt me njerëzit. Të jeni të bindur që rezultati do tregojë forcën e PD përballë regjimit.’- tha ai.

I pyetur nëse do mund të sigurojnë mbi 30 bashki, Shehu gjithsesi është ‘me këmbë në tokë’ dhe e cilëson si çmenduri një rezultat kaq pozitiv.

‘Nuk e them këtë gjë se nuk mund të thuhet kjo gjë është çmenduri.’- tha ai.

Ndërsa sipas gazetarit Flogert Muça, Berisha do humbë edhe Shkodrën.

‘Berisha nuk e donte vulën sepse do ja transmetonte  humbjen PD. I pa interesuari për vulën ka qenë vetë Berisha, ai nuk mban përgjegjësi. Unë kam ndjekur sondazhet, mes tyre edhe Pieopli, Berisha ngulet me thonj te 7-8 bashki. Madje rrezikohet edhe Shkodra.’- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa emer: 11/04/2023 18:09

    Ne qoftese e majta nuk merr Shkodren sivjet ajo nuk e merr ma kure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?