Mbledhja e KAS

'Vendoret'/ Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KAS gjobit 5 Sekretarë të Përgjithshëm të 5 ministrive! 100 mijë lekë gjobë Rakip Sulit

10 Maj 2023, 12:10| Përditesimi: 10 Maj 2023, 12:13

  • Share

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka dënuar me një gjobë në vlerën 100 mijë lekë kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli me argumentimin se ka përdorur burime publike për fushatë elektorale. Suli akuzohet se ripostoi aktivitete të mëpëarshme në  faqen e tij të cilat kanë efekt elektoral.

Gjithashtu KAS nga 2500 lekë gjobë zyrtarë të lartë të disa ministrive për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.

Kas ka miratuar kështu kërkesën e Celibashit për gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash. Ata akuzohen se kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive. Celibashi kishte kërkuar gjobë 3000 lekë.

Zyrtarët e dënuar:

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).

Lajm në përditësim...

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?