Ilirjan Celibashi

‘Vendoret’, KQZ letër SPAK, Policisë e Prokurorisë së Përgjithshme: Parandaloni incidentet dhe krimet zgjedhore

11 Maj 2023, 11:42| Përditesimi: 11 Maj 2023, 12:14

  • Share

TIRANË- Vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndërsa më datë 14 maj qytetarët do të shkojnë në kutinë e votimit për të votuar për kryetarët e rinj të bashkisë në 61 bashkitë  e vendit, si edhe për këshilltarët bashkiakë.

Pikërisht, kur na ndajnë kaq pak ditë nga zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK dhe Policisë së Shtetit dhe u kërkon këtyre institucioneve që të koordinohen për të parandaluar çdo incident të në zgjedhjet vendore. Po ashtu KQZ u kërkon që të jënë në gatishmëri që tani e deri në mbarim të zgjedhjeve vendore në mënyrë që të parandalojnë çdo krim zgjedhor.

“Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni, si dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen Tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën. Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Mbi sa më lart, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. Kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave”, shkruhet në letër.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?