‘Vendoret’/ 3 kandidatë për bashki në ‘ethet’ e përjashtimit! Opozita: Hajdarin e Ismailajn i prek ‘dekriminalizimi’! PS: Të çregjistrohet Tushe i koalicionit Berisha-Meta

9 Prill 2023, 17:07| Përditesimi: 9 Prill 2023, 18:57

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dritën jeshile të gjithë kandidatëve për kryebashkiakë për t’u regjistruar zyrtarisht në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Por qetësia e vulosjes së kandidimit nuk vlen për 3 prej kandidatëve, për të cilët, njëra palë apo tjetra kërkojnë të lihen jashtë garës. 

Kryebashkiaku aktual socialist i Kuçovës Kreshnik Hajdari, njëherësh kandidat për një tjetër mandat në krye të bashkisë u vu në shënjestër të opozitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Ata pretendojnë se Hajdari është dënuar në Greqi, fakt që nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit e për këtë arsye kërkojnë t’i ndalohet kandidimi.

Një tjetër kryebashkiak socialist u vu në shënjestër të demokratëve, këtë herë të logos zyrtare, që akuzat për kreun e Bashkisë së Mallakastrës i kanë të përsëritura.

Dënimi me 40 ditë orë punë publike, pasi nuk kishte deklaruar një dënim në Greqi për rrahje, për të cilin Qerim Ismailaj kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni, për Partinë Demokratike duhej të ndalonte rikandidimin e tij.

Në pozita më të vështira duket të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun Rezeart Tushe, të cilin Partia Socialiste kërkon ta lërë jashtë kandidimit, e arsyeja për këtë lidhet sërish me Dekriminalizimin.

Tushe në formularin e Dekriminalizimit ka deklaruar se është dëbuar nga Zvicra për shkak të shkeljes së lejeqëndrimit, por PS pretendon se dëbimi I tij lidhet me një dënim për posedim të lëndëve narkotike.

Kjo çështje nuk është një histori e mbyllur as për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila thotë se verifikimet vijojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë këtë javë shqyrtimin e 3 kërkesave për të 3 kandidatët e shenjestruar.

E nëse vendimi i KQZ prodhon përjashtime, kjo do të sillte fitoren pa garë në dy bashki, Shijak e Kuçovë ku ka vetëm 2 kandidatë, dhe një betejë vetëm mes demokratësh në Mallakastër, ku opozita hyn e përçarë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?