Vendoret 2023, KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës! Një anëtar këshilli i ikën BF-së dhe e merr PDIU

30 Maj 2023, 15:27| Përditesimi: 30 Maj 2023, 19:52

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hapur një kuti votimi për këshillat bashkiakë të Mallakastrës, duke evidentuar parregullsi në tabelat e rezultatit përfundimtar.

Në rezultatet për këtë kuti, ishin vendosur zero vota për PDIU e Shpëtim Idrizit, por sipas rivlerësimit, ky subjekt kishte 63 vota. Këto vota në tabelën përfundimtare të rezultateve ishin shënuar për Partinë Socialiste.

Për shkak të këtij rezultati PDIU arriti të përfitonte dhe një mandate të dytë në këshillin bashkiak, ndërsa ky mandat i hiqet koalicionit “Bashkë Fitojmë” I cili me vota, pas rivlerësimit, renditet poshtë PDIU-së.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?