Ilir Meta dhe Silva Caka

Vendoret 2023/ Meta dhe Caka takojnë banorët në zonën e 'Freskut': Rrugë të ngushta e të shkatërruara! Ekipi ynë do i japë zgjidhje pas fitores më 14 maj

12 Mars 2023, 15:15| Përditesimi: 12 Mars 2023, 15:23

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në zonën e ‘Freskut’ së bashku me Silva Cakën që do të garojë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Meta thotë se kjo lagje është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruktura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve. I bindur se do të marrë fitoren në zgjedhjet vendore të 14 majit, Meta thotë se e gjithë situata e përkeqësuar do të marrë zgjidhje pas 14 majit.

“Qytetarët që takova më treguan për problematikat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshin thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda.

Rrugë të ngushta e të shkatërruara, mungesa e kanalizimeve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësimi i situatës me ujin, që s'mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin”, shkroi Meta.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 12/03/2023 22:14

    Hajduti spiuni Mataj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?