Fituan në zgjedhjet e 14 maji/ Nga Veliaj te Sako e Filo, KQZ u jep mandatet 6 kryebashkiakëve

2 Qershor 2023, 09:40| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 10:21

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau zyrtarisht mandatet e kryebashkiakëve të radhës që fituan zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi këtë të premte dha mandatin për Erion Veliajn që do të drejtojë dhe për 4 vite Tiranën, në mandatin e 3të të tij, Emirjana Sakon në Durrës, Pjerin Ndreun e Lezhës, Sotiraq Filon në Korçë, Ermal Dredhën në Vlorë dhe për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin.

Të gjithë këto kryebashkiakë, përvec Dredhës së Vlorës u rikonfirmuan në krye të bashkive pasi i drejtuan mandatin e shkuar, ndërsa Ermal Dredha, zëvendëson Drital Lelin, kryebashkiaku socialist të cilit Rama nuk I besoi rikandidimin.

Në mbledhjen e sotme KQZ shpërndau mandatet edhe për këshillat bashkiakë në Durrës, Krujë, Pukë, Përmet Gjirokastër, Memaliaj e Dibër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?