Projekti i Teatrit Kombetar dhe GJKO

Vendimi/ Veliaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, rrëzohen pretendimet për shpifje të Adriana Kalajës

22 Dhjetor 2022, 15:28| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 21:53

  • Share

Pas shkallës së parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka fituar sot betejën gjyqësore edhe në Apel me juristen Adriana Kalaja, drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëkohësisht dhe kryetare e "gjykatës së PDSH" edhe në Apel.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas padisë së Kalasë, kryebashkiaku kishte shpifur ndaj saj për një dënim të ndodhur vite më parë për mashtrim.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata, duke i gjetur të pabazuar pretendimet e ngritura nga Kalaja. Kalaja ka bërë disa kallëzime kundër Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për Çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkaq, dje u çelën zyrtarisht punimet për godinën e re të Teatrit të Ri, i cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së Shekullit XXI. Njësoj si Stadiumi i ri Kombëtar do t’u shërbejë me kushte më të mira aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë.

Në ceremoni ishin edhe aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?